Infektologu Sadiku propozon masat për parandalimin e COVID-19 në Kosovë

Infektologu kosovar, Dr. Izet Sadiku, ka thënë se pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, Kosova duhet të analizojë forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve, transmeton Mediafokus.info.

Postimi i plotë i Dr. Izet Sadikut:

Ballafaqimi me COVID19

Në javën e fundit  kemi pasur rritje të rasteve me COVID19 e cika ka qenë e pritur sidomos tash kur po shohim rritjen e shpejt të rasteve ne Evropë.

Java e fundit  ka treguar që po hyjmë shumë shpejt në një fazë të re dhe shtetet evropiane kanë filluar aplikimin e masave te reja për të parandaluar dhe mbajtur në kontroll një valë të re të infeksionit.

Edhe Kosova duhet të analizoj forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve që mund te jenë të pa përballueshme për sistemin spitalor.

Numri i rasteve në Prishtinë është shume i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja , e cila është e kuptueshme duke ditur aktivitet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më i rëndeshim në ketë fazë se sa parandalimin dhe luftimi i COVID19 .

Rritja e kapaciteteve testuese e cila do të vazhdoj të rritet edhe javëve ne vijim,

Punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësor,

Rritja e pajisjeve dhe kapaciteteve spitalore

Rritja e numrit të inspektorëve

Janë disa masa që janë ndërrmarrë për luftimin dhe parandalimin e pandemisë të cilat kanë dhënë rezultate.

Tash duhet filluar kontrolli rigoroz i respektimit të masave dhe duhet të filoj aplikimi i masave parciale, aty ku nuk respektohen masat aty merren masat ndëshkuese,

Të analizohen veprimataritë që rrisin rrezikun e infeksionit më shumë te merren ,masa për reduktim te tyre.

Të bëhet vaksinimi për gripin sezonal.

Të respektohen masat parandaluese.

#vendosmasken#ruajedistancen# mbajehigjenen