Infermierja e QKUK-së merr dy rezultate të ndryshme të testit brenda 24-orëve

Infermierja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shqipe Kadriu ka marrë dy rezultate të ndryshme të testit për COVID-19. Ajo ka treguar se brenda 24 orëve, njëherë doli pozitiv e pastaj negativ.

Kadriu përmes një shkrimi në Facebook është shprehur konfuze se cila është gjendja e saj aktuale, raporton Express.

“Receta për me kalu covidin per 24 ore: e bëra testin pardje; nuk e shkruva ku punoj, dola pozitiv; me thirrën në punë dhe ma banë edhe një dhe shkruan ku punoj. Sot në mëngjes isha negativ; Zotin e kam dëshmitarë që andej nuk di a mu gëzu sepse emocionet më janë pështjellu…tash s’po di a jam + a – ose ne mes diku…Zoti e boftë hajr…”, ka shkruar ajo.