Insekti që vrau njerëz më shumë se çdo luftë – 52 miliardë

Nuk janë bombat ato që vrasin më shumë njerëz në botë. Nuk janë as vetë njerëzit dhe as kafshët më vdekjeprurëse.

Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pretendon se mushkonjat vrasin më shumë njerëz në botë se çdo kafshë tjetër, përcjellë express.

Edhe pse nuk i konsiderojmë ato të rrezikshme por vetëm shqetësuese, lista e sëmundjeve vdekjeprurëse që mund t’ju infektojnë me mushkonja është mjaft e gjatë.

Disa nga më të njohurit janë malaria, virusi zika, ethet e dengos, chikungunya dhe virusi i Nilit Perëndimor, të cilat transmetohen nga kafshimet e mushkonjave dhe vrasin miliona njerëz çdo vit.

“Në 200,000 vitet e kaluara, në tokë kanë jetuar rreth 108 miliardë njerëz. Pothuajse gjysma ose rreth 52 miliardë për të qenë të saktë, janë vrarë nga mushkonjat,” tha Timothee Vanguard, autor i librit “Mushkonja: Historia e predatorit më vdekjeprurës të njerëzimit”.