Ironizon Abazi nga Vitia: Mos u bëni merak për ne….

Prej mbrëmë në mesnatë, Vitia, ku rezultoi pozitiv një person i dyshuar për coronavirus, po jeton në karantinë.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ankohet për mungesë bashkëpunimi të autoritereve qendrore me këtë komunë.

Ndërkohë, një ekip i stafit mjekësor që e kishte kontrolluar 77-vjeçarin nga Stublla, vazhdon të qëndrojë i zoluar në ambientet e QKMF, derisa t`i kryhen analizat.

Një gazetar nga Vitia e ka përshkuar me pak humor këtë atmosferë.

“Ne jemi mirë, rehat, edhe me ngrënë po kemi njëherë. Bile tash po vlojmë ujin për me i shti bukët për nesër. Jemi mbledh krejt familja. Problemi i vetëm është që s’po kemi vend me u ulë të gjithë nëpër kanape, se goxha moti s’kemi qenë bashkë. Aktualisht, wirelesi eshtë funksional dhe kjo është shumë me rëndësi. Kështu që, mos u bëni merak për ne se mirë jemi. Deri në paraqitjen e radhës, ju përshëndes nga Vitia e izoluar në karantinë”, ka shkruar Agron Abazi.

Ai e ka marrë me qetësi këtë situatë./mediafokus.info