Isa Mustafa reagon ashpër ndaj Kusari-Lilës, e quan xhelate

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër pas pas deklaratave të deputetes, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se Kryeministri Hoti duhet të shkarkohet, meqenëse nuk është izoluar pas testimit.

Kreu i LDK’së, këtë veprim të saj e ka quajtur kanibalizëm politik e xhelate.

Reagimi i plotë i Isa Mustafës:

Miq të nderuar

Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’l japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.

Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!

Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.

Turp! IM