Ish-gjyqtari i njohur propozon që Kupa e Kosovës ta mbaj emrin e Fadil Vokrrit

Ish-gjyqtari i njohur kosovar, Eroll Januzi, ka dal me një propozim që Kupa e Kosovës në futboll ta mbaj emrin e legjendes, Fadil Vokrri, shkruan Mediafokus.info.

Junuzi nuk po pajtohet assesi që Kupa e Kosovës të mbaj emra të kompanive, siç është tani me emërtimin Digitalb Kupa e Kosovës.

“Kupa e Kosovës nuk duhet të mbaj emra kompanish, por duhet emra legjendash siç ishte Fadil Vokrri. E di që ka shembuj plot nëpër bote, por ne e kemi një emër të madh dhe me peshë. Kqyreni sa bukur po tingëllon: Kupa e Kosovës “Fadil Vokrri”, ka thënë Jonuzi për Mediafokus.info.

Ndryshe, gjyqtari i njohur kosovar, Eroll Januzi, po e vazhdon karrierën në Suedi./Mediafokus.info/