Ish-komandantit i vdes vëllau në ditëlindjen e tij

Ish-komandantit, Shaqir Shaqiri nga Presheva i ka vdekur vëllau pikërisht në ditën që ky ka lindur dhe sot do të duhej të festonte. Por, në familjen e tij, sot ka dhimbje.

Në moshën 72-vjeçare, ka ndërruar jetë vëllau i tij, Sali Feti Shaqiri nga fshati Depcë, komuna e Preshevës.

Shaqiri ka bërë një dedikim të ndjeshëm për vëllain e tij, duke kujtuar sakrificën për familjen, për popullin dhe tokën e të parëve.

‘Pusho i qetë vëlla në dheun dardan dhe nënqilelin ilir’, ka shkruar Shaqiri./mediafokus.info