Ismajli: Gjendja e të prekurve me Covid-19 në Vrapçiq është e mirë dhe stabile

Komuna e Gjilanit, më të gjitha kapacitetet e saj të shëndetësisë primare e profesionale, në vazhdimësi po i del në ndihmë të prekurve me virusin Covid-19.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili në emër të kryetarit Haziri po e menaxhon këtë situatë, ka deklaruar se fatmirësisht gjendja e të prekurve me Covid-19, në Vrapçiq, është stabile.

“Gjatë ditës u është ofruar mbështetje nga ekipet e shëndetësisë primare, duke i kontrolluar dhe furnizuar me medikamente. Po ashtu, i kemi furnizuar edhe me pako ushqimore dhe higjienike. Nuk ka vend për panik, jemi 24 orë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Ismajli.

Ai ka njoftuar se gjendja po shkon drejt përmirësimit dhe fatmirësisht nuk ka raste të reja të dyshuara me Covid-19./Mediafokus.info/