Ismajli kritikon IKSHP: Pacientët po presin tri ditë për rezultate

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka kritikuar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi, sipas tij, po shkaktojnë vonesa në shfaqjen e rezultateve, raporton Mediafokus.info.

“Kjo dukuri e vonesava të rezultateve po ndikon negativisht, në uljen e rasteve dhe është kundër qëllimeve të vetë IKSHP-së. Pacientët potencial me COVID19, të cilët presin për rezultate nga dy ose tri ditë, janë rreziku kryesor potencial i rritjes dhe shumëfishimit të pandemisë tek qytetarët”, ka shkruar Ismajli, në profilin e tij në Facebook.

Ai i ka bërë apel IKSHP që t’i trajtojnë sa më shpejtë mostrat e marra, sepse, sipas tij, çdo vonesë po na shkakton vështirësi në menaxhimin e këtyre rasteve dhe rritjes potenciale të rasteve të reja nga kontaktet me ta./Mediafokus.info/