Ismajli: Qytetarët po respektojnë masat e vetizolimit

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës, ka thënë se qytetarët i kanë kufizuar lëvizjet dhe po respektojnë masat e kufizimit.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me vetëdisiplinë, sepse vetëm kështu mund të përmballohet më lehtë pandemia e koronavirsuit, që ka përfshi botën.

“Sot bashkë me Selami Xhemailin takuam ekipin e inspeksionit komunal, për ta vlerësuar gjendjen aktuale në Komunën e Gjilanit. Vlerësuam se gjendja është e qetë, ku dhe lëvizjet e qytetarëve po duken të vogla. Ekipet komunale, në këtë rast, edhe inspeksioni komunal, është në gjendje gatishmërie për t’i dal në krahë nevojave të komunës dhe qytetarëve tanë.

Është e rëndësisë së veçantë, menjanimet e lëvizjeve, sidomos këtë javë të fundit të këtij muaji, pasi që trajektoret e kurbave na tregojnë se përhapja e virusit nuk mund të shkojë në rritje. Andaj, po besojmë që vetëdijësimi i qytetarëve për vetë-izolim do të mbetet prioritet i të gjithë qytetarëve. Ne si komunë do të vazhdojmë të jem në krahë të çdo njërit prej jush, duke bashkëpunuar për të punuar në menjanimin e rritjes së kësaj epidemie.

Faleminderit gjithë ekipit për përkushtimin”, ka thënë Ismajli./mediafokus.info