Ismajli shprehet krenar me pilotin e ri kosovar Dorian Kadriu

Dorian Kadriu ka zgjedhur qiellin për të realizuar ëndrrën e tij, si pilot aviacioni.

Familja dhe shoqëria janë jashtëzakonisht të lumtur me guximin dhe talentin e Dorianit, i cili shihet duke pilotuar një fluturake të aviacionit civil, në prani të një instruktori.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili e ka bërë një postim në profilin e tij, është shprehu i lumtur me sukseset e këtij djaloshi.

“Jashtëzakonisht i lumtur, të ndajë me ju një lajm të mirë, për të riun gjilanas, Dorian Kadriu, i cili po ecën me hapa të sigurt dhe guximshëm në rrugën e dijes.

Pikërisht sot, në ditën e parë të gjysëmvjetorit të dytë, kur mijëra të rinj rinisin garën e madhe të mësimnxënies, një i ri gjilanas me prejardhje nga Lugina e Preshevës, na bënë të ndjehemi krenar dhe të lumtur me sukseset e tij.

Nuk ka rrugë tjetër më të ndritshme se rruga e dijes, e cila do të na dërgojë shoqërinë dhe vendin tonë drejt zhvillimit dhe mirëqenies, sikurse është një investim për vetveten dhe familjen.

Vendi ynë është i mbushur me talente të ndryshëm dhe është detyrë e jona që, nëse nuk mundemi t’i ndihmojmë, të paktën të mos e pengojmë zhvillimin e tyre!

Jemi këtu për të bërë më të mirën për brezin e ri, sepse ata janë pasqyra më e mirë e punës sonë!

Përgjithmonë krenar me pilotin kosovar, Dorian Kadriu, që është vetëm 18-vjeç”, thuhet në postimin e Ismajlit./Mediafokus/