Ismajli shqetësohet nga daljet e shumta me vetura në qytet

Pamjet e sotme, pas orës 16:00, në qendër të qytetit të Gjilanit, janë tmerruese dhe nuk i përkasin asaj që mundohemi ta bëjmë së bashku, ka thënë nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli.

Ky është postimi i tij:

Kjo lëvizshmëri dhe këto pamje, na bëjnë të mendojmë, athu vallë, çfarë rezultati po mundohemi të presim?

Përceptimi jonë për këtë pandemi, duket se nuk po i dihet rëndësia e rrezikshmërisë së saj.

Apeloj tek çdo njëri prej jush, për respekt të vetëvetes dhe shoqërisë, përhirë të familjeve tuaja, për evitim të skajshëm të lëvizshmërisë, qoftë edhe pas kalimit të orës së kufizimit.

Kjo nuk na bënë aspak nderë dhe mund të mos na jep shpresë! Bëhuni të durueshëm!

Ju lutem, qëndroni të mbyllur në shtëpitë e juaja, me familjen, edhe nëse dilni, shfrytëzone rastin që të furnizoheni për disa ditë, qoftë me ushqime, qoftë edhe me paisje medicionale, e të mos frekuentojmë çdo mundësi të depërtimit në ambientet e jashtme.

Kuptoni, nuk ju bënë mirë ju, familjeve tuaja, e as shoqërisë tonë në përgjithësi.

Pandemia nuk mund të parandalohet ndryshe, ka shkruar Ismajli në profilin e tij.