Ismajli: Vëmendja jonë është tek pacientët dhe ata që janë në front kundër pandemisë

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se duhet jemi të kujdesshëm dhe që vëmendja më e madhe të jetë tek të sëmuarit dhe ata që janë në front kundër pandemisë COVID-19, transmeton Mediafokus.info.

“E ajo për të cilën duhet të jemi syqelë është përkujdesja dhe vëmendja më e madhe për të sëmuarit, dhe për të gjithë ata të cilët janë në frontin kundër kësaj beteje, për mjekët, infermierët, Policinë e Republikës, Zjarrfikësit, FSK-në, Inspektorët Komunal dhe Qendror, për bizneset, e të gjithë të tjerët të cilët i shërbejnë vendit e atdheut”, ka shkruar Ismajli, në profilin e tij.

Postimi i plotë:

Miq,

Kjo gjendje e rëndë me pandemine, natyrshëm se po na krijon probleme e sfida, jo vetëm institucioneve, e rrjedhimisht, edhe të gjithë qytetarëve. E gjithë kjo gjendje për tu tejkaluar sa më lehtë, duhet të gjendet një koordinim dhe mirëkuptim i përbashkët.

E ajo për të cilën duhet të jemi syqelë është përkujdesja dhe vëmendja më e madhe për të sëmuarit, dhe për të gjithë ata të cilët janë në frontin kundër kësaj beteje, për mjekët, infermierët, Policinë e Republikës, Zjarrfikësit, FSK-në, Inspektorët Komunal dhe Qendror, për bizneset, e të gjithë të tjerët të cilët i shërbejnë vendit e atdheut.

Koha është për maturi politike, për përpjekje të përbashkët në vendimmarrje dhe për krijimin e vlerave njerëzore e morale të cilët i shërbejnë situatës socio-ekonomike dhe psikologjike ndaj kësaj situate me të cilën po ballafaqohemi.

#bashkeiadalim