Ja çka thonë intelektualët serbë për Kosovën (Video)

Edhe vetë serbët (intelektualët) pranojnë se politika serbe ndaj shqiptarëve ka qenë dhe vijon të mbetet radikale, siç mund të shihet në këtë video.

Një intelektual serb ka dalë tërësisht kundra rrymës, duke i cilësuar krimet serbe në Kosovë një gjenocid të pastër.

Avokati i njohur, Srgja Popoviç, akuzon si pozitën ashtu dhe opozitën për racizëm dhe për politika kolonialiste ndaj Kosovës.

Popoviç deklaron: „Ata dolën nga një pozicion kolonial, u mbrojtën nga një politikë raciste dhe pësuan viktima të tmerrshme“.

Gjatë një tubimi të intelektualëve serbë në Beograd, folësi e bën të qartë pse nuk duhet negociuar me një politikan si Vucici dhe se politika serbe, pozitë apo opozitë bëjnë politikë nacionaliste, radikale dhe urrejtëse ndaj shqiptarëve.

Ai gjithashtu flet edhe për politiken e Aparteidit serb ndaj shqiptarëve dhe thotë se “shqiptarët kishin të drejtë për vetëmbrojtje“.

Kryetari i opozitës, Boshko Obradovic e kundërshton ashpër folësin, duke tentuar ta frikësojë atë dhe t`i mbyllë gojën.

Intelektualët e dëbojnë nga tubimi, kryetarin e opozitës Boshko Obradoviç.