Ja deri kur do të jetë i bllokuar Bulevardi “Ibrahim Rugova” në Gjilan

Për shkak të temperaturave të larta, Bulevardi “Ibrahim Rugova” në Gjilan, nga semaforët e deri tek Sahatkulla, do të jetë i bllokuar edhe për 24 orët e ardhshme, ka njoftuar Komuna e Gjilanit. 

Rrjedhimisht, kjo rrugë do të mbetet e bllokuar deri të hënën, (31 gusht), në ora 19:00, transmeton mediafokus.info

Ndryshe, sot gjatë ditës, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me ministrin Arban Abrashi, kanë përuruar zgjerimin e kësaj rruge, që u vlerësua si njëri nga projektet zhvillimor të Gjilanit.

Në inaugurim, ndër të tjera, u tha se ky projekt ambicioz e përkthen Gjilanin si njëra nga qendrat ku njerëzit dhe zhvillimi i ekonomisë janë në prioritet./mediafokus.info/