Ja nga është pacienti që ndërroi jetë sot

Një pacient nga Gjilani ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me Coronavirus, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur para pak minutash Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Pacienti i parë, Xh.R. (1946) nga komuna e Gjilanit, përveç sëmundjeve të tjera, ishte i diagnostikuar edhe me Covid-19”, u bë e ditur nga ky njoftim, transmeton Mediafokus.info.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës ka thënë se i ndjeri është nga fshati Zhegër dhe ai i përket një familje që ka persona të konfirmuar me Covid 19.

Në këtë moment është duke u kryer ceremonia e varrimit në fshatin Zhegër.

Kjo është viktima e tretë e Coronavirusit në Gjilan, ndërkohë që brendra tre muajve janë shënuar 142 raste pozitive, 70 persona janë shëruar plotësisht, 69 janë janë në vetizolim, derisa një pacient është në hospitalizim./Mediafokus.info/