Ja sa do të përfitojnë bizneset nga Ligji për Investime Strategjike

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka pranuar tridhjetë kërkesa nga kompani për të marrë statusin e investitorit strategjik.

Prej këtyre kërkesave janë shqyrtuar dymbëdhjetë, kurse në procedurë janë edhe gjashtë të tjera, ka konfirmuar ministri Vesel Krasniqi.

Krasniqi ka sqaruar se këto gjashtë aplikime janë duke u trajtuar nga grupi i ekspertëve.

“Për shkak të vakuumeve institucionale unë kur kam marr detyrën i kam gjetur 30 kërkesa të investitorëve strategjik dhe që në javën e parë kam bërë kërkesën te kryeministri Hoti për me e formuar komisionin ndër ministror, dhe është formuar dhe nga ajo ditë ne 12 kërkesa veç i kemi trajtuar dhe disa janë në procedura dhe disa sikur ajo në fjalë që presim të futet në rend të ditës dhe të kalojë. I kemi edhe 6 të tjera që janë në grupin operacional që janë duke u trajtuar nga ekipi e ekspertëve dhe besoj javën tjetër do të kemi në kuadër të komisionit për t’i trajtuar këto 6 investitor strategjik dhe besoj që do tu jepet leja për me vazhduar për miratim nga Qeveria e Kosovës”, tha Krasniqi, për Ekonomia Online.

Ai më tutje është shprehur se Ligji për Investime Strategjike skadon në dhjetor të këtij viti, dhe tashmë kanë filluar punën për plotësim-ndryshimin e këtij ligji cili do të të ketë benifite më të mëdha.