Ja sa do të shkurtohet koha e agjërimit të Ramazanit në vitin 2030

Besimtarët myslimanë po agjërojnë sot afro 17 orë në ditë, duke abstenuar nga të gjitha ushqimet dhe pijet.

Por, viti 2030 do të jetë shumë më i lehtë për agjëruesit, raporton Mediafokus.info.

Përpos përparësisë së motit të ftohtë, edhe agjërimi do të jetë shumë më i shkurtër.

Për shembull, më 6 janar 2030, kur edhe do të jetë dita e parë e Ramazanit, besimtarët do të agjërojnë rreth 11 orë, 6 më pak se sot.

Syfyri i parë i këtij Ramazani përfundon në ora 05:20, ndërkaq iftari do të jetë në ora 16:25, transmeton Mediafokus.info.

Llogaritet se një besimtar i devotshëm mysliman gjatë jetës së tij i agjëron afro 60 muaj të Ramazanit, që i bie se dy herë e përjeton agjërimin në secilën stinë./Mediafokus.info/