Ja si e përshkruan poetja Shefqete Gosalci Gollakun pas ndërtimit të rrugës atje

Poetja Shefqete Gosalci i është gëzuar pa masë rrugës së re në fshatrat e Gollakut, sepse rruga mundëson rikthimin e jetës në këtë pjesë të bukur të atdheut.

“Rruga e re që lidh fshatrat e malësisë së Gollakut me Prishtinën dhe Dardanën po e ringjall jetën në këto fshatra të zonës kufitare me Serbinë, aq të pasura me male e fusha, bimë të shumta shëruese, ujë të bollshëm dhe shërues, ku mund të zhvillohet shumë bujqësia dhe blegtoria.

Edhe si zonë kufitare, në kushte normaliteti, duhej të ishte prioritet i zhvillimit strategjik të Republikës së Kosovës, për të ruajtur e mundësuar qëndrimin aty në trojet e tyre banorëve të këtyre fshatrave, ku pas luftës së vitit 1998/99, në shumë prej tyre vetëm varret patën mbetur!

Të mos lihen pas dore këto asete natyrore!”, porosit Gosalci, e cila postimin e saj e shoqëron me shumë foto nga malësia e Gollakut.

/mediafokus.info