Jakup Berisha, legjenda e futbollit jo vetëm kosovar

Jakup Berisha rrjedh prej një familje intelektualësh e patriotësh, prandaj përherë si familje ishte shënjestër e UDB-së.

Në vitin 1944, Jakupit ia pushkatuan gjyshin, Ymer Berishën dhe axhën, Esat Berisha.

Jakup Berisha njihet si sportist jo vetëm në Gjilan, e Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi.

Kkarierën e filloi si 15-vjeçar në C. Zvezda në Gjilan, e më pas, si 17-vjeçar arriti t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtarës së ish Jugosllavisë.

Berisha, pavarësisht frikës, përndjekjeve e përvuatjeve të familjes së tij, vendosi të shkonte në Beograd për të përquar potencialin dhe zërin e shqiptarëve, ku ishte i vetmi lojëtar nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia.

Kur shkoi në Beograd për të luajtur për Kombëtaren e ish-Jugosllavisë, askush nga futbollistët nuk e mirëpritën për arsye të prejardhjes së tij etnike.

Aty kishte emra shumë të mëdhenj të asaj kohe, siç ishin Shekullarac, Shoshkiq, Galiq, Stipiq, Popoviq, Mugosha, Mlladenoviq. I vetmi që e përkrahu ishte kroati, Kovaçeviq.

Selektori i Jugosllavisë, Misha Paviq, i kishte thënë se t’i do të jesh ardhmëria e futbollit të Jugosllavisë. Sipas tij, Paviq kishte thënë se djaloshi nga Kosova ishte talenti më i madh që kishte takuar ndonjëherë.

Përgjatë karrierës së tij, Berisha mbrojti ngjyrat edhe te Liria e Prizrenit, Trepça e Mitrovicës etj.

Njeriun që aq shumë e donte futbollin, sistemi Jugosllav nuk e la të përparonte mjaftueshëm, për shkak të prejardhjes dhe bindjeve politike si shqiptar,

Më vonë, Berisha ushtroi funksionin e trajnerit në C. Zvezda të Gjilanit (1973 – 1975) dhe në Drita (1982 – 1984).

Përgjatë viteve 1993 -1996 ishte përgjegjës i grupit të Ferizajit.

Në Federatën e Futbollit të Kosovës nga viti 1991 – 2000, ishte anëtar i kryesisë.

Atë e vizitoi këto ditë në shtëpinë e tij nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli.

“Për mua ishte knaqësi dhe nder i veçantë ta takoja Jakup Berishën, gjilanasin i cili arriti në pikat më tëlafrta të futbollit të asaaj periudhe, duke qenë njëherësh pinjoll i një familje intelektualësh e patriotësh shqiptarë”, ka thënë Ismajli.

Jakup Berisha, do të jetë përherë në mbamendjen e shqiptarëve, i cili si një legjendë, pari që arriti t’i thejë barrierat te kombëtarja e ish-Jugosllavisë dhe të ngritë emrin e shqiptarëve si talentët më të mëdhenj të kohës së tij./mediafokus.info