Jashar Ramadani rezulton pozitiv në COVID-19 bashkë me gruan dhe djalin

Jashar Ramadani, këshilltar në Ministrinë e FSK-së, ka konfirmuar se ka dalë pozitiv në COVID-19, bashkë me gruan dhe djalin, të tre profesionistë shëndetësorë.

“Pas testimit, unë, bashkëshortja dhe djali, të tretë profesionistë shëndetësorë, kemi rezultuar pozitiv me Covid-19.

Jemi të vetëkarantinuar dhe gjendjen shëndetësore e kemi stabile.

Ju lutemi t’i respektoni dhe tu përmbaheni këshillave – bartja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike dhe higjiena posaqërisht e duarve”, shkruan Ramadani./mediafokus.info/