Jeni të ndjeshëm ndaj kripës, ja si mund ta dini këtë

Dr. Anila Kalleshi – dietologe klinike

Ndjeshmëria ndaj kripës është karakteristikë individuale për të cilën përdorimi i një sasie të madhe kripe në diet, provokon një rritje anormale të presionit të gjakut.

Por jo të gjithë janë të ndjeshëm ndaj kripës në të njëjtën mënyrë.

Studime të kryera mbi mijera persona të ndryshëm me presion normal kanë treguar që personat e ndjeshëm ndaj kripës kanë një risk për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare të barabartë me atë të personave me presion të lartë.

Gjeni SLC4A5 kodifikon për një proteinë të ndodhur në cipën qelizore të organeve të ndryshme si veshkat, zemra dhe truri dhe merr pjesë, duke rregulluar pH intraqelizor, në përthithjen e natriumit nga ana e qelizave.

Gjeni ACE përkundrazi, ndërhyn në sistemin renina-angiotensina-aldosterone, favorizon prodhimin e angiotensinës 2, që është një vazokonstruktor dhe që përfaqson një nga sistemet kryesor të kontrollit të presionit të gjakut.

REKOMANDIME:

• Është e rëndësishme që të përdorni pak kripë
• Është i këshillueshëm përdorimi i kripës me përbërje të ulet natriumi dhe të lartë të kaliumit
• Është i këshillueshëm përdorimi i erëzave sepse duke u dhënë shije ushqimeve, lejojnë reduktimin e përdorimit të kripës
• Limitoni konsumimin e ushqimeve të konservuara në kripë, në shëllirë, të tymosura si janë salçiçet, djathrat e stazhonuar, koncentratët për supë, etj.
• Preferoni ushqimet e pasura me kalium si janë makaronat, quinoa, bishtajat, vezet, bananet, kajsitë dhe kungujt.