Jerliu: Tregu i Gjelbër nuk do të hapet nesër!

Drejtuesit e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” i njoftojnë qytetarët, fermerët, tregtarët të cilët zhvillojnë veprimtarinë e tyre në hapësirat e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A. Gjilan, se “Tregu i Gjelbër” nuk do të fillojë së punuari nga data: 18.05.2020, sipas masave të reja të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Tregu”, Avdyl Jerliu ka thënë se “Tregu i Gjelbër” në Gjilan nuk do të hapet me datë:18.05.2020, për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në hapësirat e tregut të gjelbër për ndërtimin e tregut të ri, njëkohësisht edhe për shkakun e pandemisë COVID-19.

Jerliu tha se Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” Sh.A. Gjilan, dëshiron t’i njoftojë të gjithë fermerët dhe prodhuesit vendor të komunës Gjilanit, se kanë bërë një plan të detajuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Bujqësisë për shitjen e produkteve sezonale të prodhuesve vendor. Prodhuesit vendor kanë mundësi për këtë periudhë sa është i mbyllur tregu i gjelbër, produktet e tyre t’i plasojnë përmes tregjeve mobile.

“Ju lutemi të gjithë fermerëve të komunës së Gjilanit që kanë produkte sezonale të gatshme për shitje në këtë sezonë, të kontaktojnë me menaxhmentet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A. Gjilan ose me atë të Drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Gjilanit dhe menjëherë do të ju dalim në ndihmë dhe do të sigurojmë vende për shitjen e produkteve të tuaja”, ka thënë Jerliu.

Jerliu ka kërkua që të gjithë tregtarët që kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre tregtare deri më tani brenda hapësirave të tregut, luten që sa më parë ti largojnë gjërat e tyre nga këto hapësira, për t’i dhënë mundësi operatorit që sa më parë t’i përfundon punimet dhe tregtarët të kthehen e të vendosen në hapësirat e reja të tregut të ri. /mediafokus.info