Ju kujtohet Coli, ja pozita e tij sot në SC Gjilani

Emrin e ka Selajdin, por të gjithë e njohin me nofkën Coli. Selajdin Jerliu është legjenda e futbollit gjilanas. Të gjithë e kujtojnë numrin pesë të klubit të futbollit Gjilani për paraqitjet mbreslënëse në fushën e lojës.

Por, cila është pozita e tij sot në SC Gjilani?

“Jam në pozitën e trajnerit në shkollën e futbollit SC Gjilani dhe e udhëheq gjeneratën e kadetëve të vitit 2003-2004. Puna po shkon shumë mirë. Jam i kënaqur me mundësinë që ma ka ofruar klubi. Ka individ të mirë në shkollën e futbollit, ku ushtrojnë rreth 200 nxënës. Janë shumë premtues”, ka thënë Jerliu për MediaFokus.

Legjendën e futbollit gjilanas po e gëzon shumë fakti që Gjilani e ka përfunduar pjesën e parë në kry të Superligës së Futbollit.

“Është shumë e rëndësishme që klubi ka një ngritje, duke dominuar për kreun e tabelës. Besoj shumë që do të kurorzohet me titullin e kampionit në Superligë”, thotë ai./Media|Fokus/