Ka humbur jetën aksidentalisht, Gjergj Ramaj, menaxher i Elektrostublla

Në fshatin Bajgorë të Mitrovicës ka humbur jetën aksidentalisht menaxheri i kompanisë Elektro-Stublla, Gjergj Ramaj, raporton PlusTV.

47-vjeçari Ramaj ishte duke finalizuar një projekt të madh të rrjetit elektrik në këtë fshat, lidhur me prodhimin e energjisë alternative, kur papritmas është aksidentuar gjatë procesit të punës dhe si pasojë ka humbur jetën. 

Lajmi është konfirmuar për PlusTV nga famullitari i Kishës Katolike në fshatin Stubëll, Don Jeton Thaçi.