‘Ka pasur momente kur e parafytyroja ceremoninë mortore’

Zija Ramadani, zyrtar në Komunën e Gjilanit, është njëri nga ata që e kanë mundur virusin, por edhe ka hequr shumë gjatë atyre ditëve sa ka zgjatur beteja me COVID 19.

E pranon se ka pasur momente kur i ka humbur shpresat dhe e vetmja gjë që ka menduar, ka qenë familja.

“E mendoja më të keqen dhe imagjinoja dhe parafytyroja ceremoninë mortore. Mendja më shkonte vetëm tek fëmijët se si do ndjehen dhe si do te gjenden…”.

Për ta treguar këtë përjetim, ai e ka marrë si shkas rrëfimin e gazetares Jehona Zhitia.

“E nderuara zonja gazetare, po te admiroj per pershkrimin emocional te gjendjes shpirterore gjate kohes sa ke qene e semure. Edhe une jam nje i prekur nga COVID 19.

Ate ndjesi e kisha edhe une, e mendoja me te keqen dhe imagjinoja dhe parafytyroja ceremonine mortore. Ne keto qaste mendja me shkonte vetem tek femijet se si do ndjehen dhe si do te gjenden.

Shyqyr qe kemi ngadhnjyer. Fitorja me e madhe jetesore gjer tani. Dashte Zoti te mos perseritet me”. /Mediafokus.info