Kadaj-Bujupi: LVV në pushtet po sillen si pula

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, ka hedhur kritika të ashpra ndaj ish-partisë së saj, Lëvizjes Vetëvendosje, për këtë kohë sa është pjesë e pushtetit.

Kadaj-Bujupi, ka deklaruar se kryeministri Kurti po i ndryshon fjalët dhe qëndrimet në raport me Serbinë.

“Sa ishin në opozitë silleshin si skifterë, ndërsa tani që janë në pushtet po sillet si pula”, ka thënë ajo në Dukagjini.

Kadaj-Bujupi thotë se këta qeveritarë janë zbutur aq shumë sa që janë të gatshme të ulen në bisedime me Serbinë dhe të largojnë taksën./MediaFokus/