Kamenica themelon Teatrin Profesionist

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka miratuar të premten kërkesën e grupit inicues të artistëve të kësaj komune, për themelimin e Teatrit Profesionist.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati.

Ja njoftimi i të parit të Kamenicës në profilin e tij virtual:

“Kamenica themelon Teatrin Profesional

Një komunitet ka nevojë për mirëqenie ekonomike por pa mirëqenie sociale ku përfshihet edhe zhvillimi i kulturës, artit e muzikës nuk bën.

Javën e kaluar Kuvendi Komunal votoi kërkesën e grupit inicues të artistëve të Kamenicës Natyrè Kallaba, Fitore Jashari, Lulzim Bucolli, Sami Bunjaku, Adhurim Demi, Flamur Vranja dhe Artan Avdyli, për themelimin e Teatrit të Qytetit të Kamenicës.

Rrjedhimisht, Teatri do të jetë më aktiv në prodhimin e shfaqjeve, do të përfitojë fonde nga MKRS dhe donatorë të tjerë, do të mund të marrë pjesë në Festivale të Teatrove dhe të krijojë bashkëpunim me teatro të tjera të vendit dhe jashtë tij.

Jemi mirënjohjës për punën e palodhshme të Muharrem Hodës ndër vite dhe përkushtimin në teatrin amator të qytetit.

Falënderoj Natyra Kallabën dhe Drejtorin Arianit A Ibrahimi për angazhimin për kulturën dhe artin”./MediaFokus/