Katër deputetë të LDK’së rezultojnë me Covid-19, ja kush janë ata

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kanë rezultuar pozitivë në testin për Covid-19.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se katër deputetët e LDK’së që kanë rezultuar pozitiv janë: Arben Gashi, Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti.

Kujtim Shala është pozitiv me koronavirus tash e pesë ditë, derisa Visar Hoti dhe Haxhi Avdyli kanë dalë pozitiv sot.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 114 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3.178/mediafokus.info