Kelmendi-Hotit: Nuk mund t’i mbyllësh xhamitë se shkarkohesh

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim  Klemendi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të shkarkohet nëse i mbyllë xhamitë.

“Ti mundesh, mandej nuk mundesh se shkarkohesh qysh është shkarkuar ai para teje”. Këto janë fjalët me të cilat Gëzim Kelmendi i është drejtuar kryeministrit të vendit.

Ja dhe reagimi i plotë i tij:

Kryeministër Hoti, nuk mundesh me i mbyllë xhamitë se shkarkohesh!

Dështimi i qeverisë Hoti për ta menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19 nuk po kursen as ata që fare nuk ndikuan në përhapjen e COVID-19.
Prej shpërthimit të pandemisë, nuk është raportuar asnjë rast i vetëm me COVID-19 nëpër xhamitë e Kosovës.
Ndërsa sonte kjo qeveri do të propozon mbylljen e xhamive!

Kryeministër Hoti, mos u bën si ai para teje, ish-kryeministri Kurti, i cili mbylli xhamitë, ndaloi faljen e namazit të Bajramit, por në momentin kur e humbi pozitën e kryeministrit, e “lëshoi bajrakun”, organizoi protestë me mijëra pjesëmarrës në qendër të Prishtinës.

Kryeministër Hoti, mos i mbyllë xhamitë.
Ti mundesh, mandej nuk mundesh se shkarkohesh qysh u shkarku ai para teje.