Këmbëngul Haziri: Ristovci, kufiri mes Kosovës dhe Serbisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar sërish se ku duhet të jetë kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Mediafokus.info.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka këmbëngulur se Ristovci duhet të jetë kufiri mes Kosovës e Serbisë.

“Javën e kaluar Karaçeva e Epërme, këtë javë rruga Deçan-Plavë, javën tjetër Leposavic’i me 17 katunde…Zhurmë, popullizëm e fjalamani. #2Shtator përnime fillon! Mos përçoni frikë, por silluni si burrështetas. #Ristovci, kufiri mes Kosovës e Serbisë, në Juglindje të Kosovës!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/