Keni dëgjuar për “Sokakun e të Marrëve” dhe pse e mori këtë emër?

“Sokakun e të Marrëve” është rruga më e famshme në Gjirokastër. Në fakt është thjeshtë një rrugicë, shumë e pjerrët, dhe në pamje të parë nuk ka asgjë të veçantë për t’u dalluar nga rrugët e tjera të Gjirokastrës.

Por historia e saj është interesante dhe mund ta gjeni të përshkruar në disa libra të shkrimtarit Ismail Kadare. Sokaku i të Marrëve e ka marrë këtë emër për shkak të një historie shumë gazmore.

Rruga ishte e shtruar me gurë të parregullt të cilët shkëputeshin kur njerëzit ecnin në të. Madje kur njerëzit vraponin, duket sikur gurët i ndiqnin prapa. Ato bënin zhurmë pas njerëzve, dhe njerëzit vraponin dhe më shumë nga frika e tyre.

Gjatë kohës komuniste, rruga u quajt “Rruga e Pionerëve” pasi u rishtrua me gurë më të vegjël nga pionerët.

Por pas regjimit, sërish rruga mori emrin tradicional me të cilin e njohin banorët e zonës. Nuk ka nevojë për biletë për të parë këtë atraksion.

(Marrë nga faqja visit-gjirokastra.com)