Kështu fliste dikur kontraversi Millan Stojanoviq nga Shillova e Gjilanit

Kontraversi Millan Stojanoviq nga fshati Shillovë, komuna e Gjilanit, i cili dëgjohet duke folur në një video për politikanët kosovarë, ka qenë nënkryetar i Komunës për komunitete.

Asokohe (viti 2011) ai deklaronte se serbët e veriut nuk ia duan të mirën Kosovës, derisa veten e quante “njeri i mirë, por politikan i keq”, shkruan portali mediafokus.info

Shumë hreë ishte shfaqur kritik edhe ndaj qeverisë së Kosovës, e cila, sipas tij, Gjilanin po e anashkalonte krejtësisht nga investimet kapitale dhe nuk po e shpërblente integrimin dhe progresin në regjionin e lindjes, edhe pse kishte dhënë premtime.

Mishko kontravers, sulmonte herë Prishtinën e herë-herë Beogradin.

Sipas tij, lideret e serbëve lokalë në Gjilan, nuk i përkrahin bashkëvendësit e tyre në veri të Mitrovicës, pavarësisht pasojave që mund t`i kenë nga politika e Beogradit, sepse “ata nuk ia duan të mirën Kosovës dhe as vetes së tyre”.

Stojanoviq, i cili thoshte se është shpallur person i padëshiruar në Serbi, për shkak se kundërshton strukturat paralele dhe se është përfshirë në institucionet e Kosovës, tani jeton atje.

Kontraversi Stojanoviq, kërkonte më shumë hapësira për përfshirjen e serbëve lokalë në institucionet e vendit, duke përmend FSK-në, Agjencionin Kosovar të Intelegjencës dhe shërbime të tjera.

Nënkryetari i Komunës për komunitete, është nga fshati Shillovë, lokaliteti më i madh me popullatë serbe në Gjilan, pas themelimit të komunës së Pasjanit dhe zgjerimit të komunës së Artanës./mediafokus.info