Këta janë dy shqiptarët e Trumpit që goditën Serbinë

Yll dhe Ylber Bajraktari janë dy shqiptaro-amerikanët, që shkuan si refugjatë lufte nga Kosova në SHBA dhe shënuan ngritje të jashtëzakonshme në karrierë, duke u futur në hierarkinë e Pentagonit dhe Departamentit të Mbrojtjes.

Ndihma e tyre për Republikën e Kosovës është vënë në theks edhe nga mediat beogradase, transmeton Indeksonline

Në ballinat e sotme, njëra prej tyre ka shkruar një shkrim të titulluar: “Trampovi siptari udaraju na srbiju” (Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë)

Sipas tyre, dy vëllezër kanë dhënë ndihmë të veçantë për presidentin, Donald Trump rreth çështjeve në Ballkan.

“Vëllezërit nga Kosova Ylber dhe Yll Bajraktari janë të emëruar në pozitat udhëheqëse të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, përmes të cilave ata ndikojnë në ngjarjet në Ballkan”, thuhet ndër të tjera në këtë shkrim.