Këta janë shqiptarët!

Fadil Rama nga Kamenica mund të cilësohet një hero i humanizmit, tolerancës dhe Kosovës europiane, Ai po kujdeset për një serbe të moshuar, e cila jeton e vetme. Këta janë shqiptarët.

Gazetari Avni Ahmetaj ka realizuar një kronikë për televizionin al-Jazeera Balkans.

Në fshatin Vaganesh të komunës së Kamenicës jeton një grua serbe, e moshës 92-vjeçare.

Këtë plakë, çdo të treten ditë e viziton Fadil Rama. Ai kujdeset për të. I sjell ushqim. Bisedon me të.

“Të kam sjellë bukë, çorbë, qe edhe hallvë”, i thotë Rama plakës, duke i shpjeguar se hallva është përgatitur për nder të një nate të madhe të myslimanëve. Dhe plaka falënderohet duke bërë kryqin.

Ndërsa Fadil Rama e përshëndet dhe largohet, plakës i rrjedhin lotët…

Por Rama premton se do të shkojë pas tri ditësh sërish te plaka, për t’i sjellë ushqim.

Shqiptarët humanizmin e kanë pjesë të jetës së tyre. Një rast gati identik është edhe në një fshat të Vitisë./mediafokus.info