Këta janë zyrtarët e lartë publikë që do t’u kontrollohet përsëri pasuria

Në mesin e 950 zyrtarëve të lartë publikë që do t’i nënshtrrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Mediafokus.info.

Shorti publik i ka qëlluar kësaj here edhe kreut të shtetit, për t’iu bërë kontrolli i plotë i pasurisë nga ana e AKK’së.

Në këtë listë gjendet Presidenti Hashim Thaçi, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi dhe deputetët, Doruntinë Maloku, Valdete Idrizi, Besa Ismaili, Labinotë Demi-Murtezi, Branislav Nikolic, Artan Abrashi e Sejdi Hoxha./Mediafokus.info/