Këto janë fjalët prekëse të libanezit që e humbi nusën në shpërthimin e Bejrutit

Shpërthimi i fuqishëm i Bejrutit të Libanit ia prishi ëndrrën një të riu libanez, të cilit i vdiq nusja e tij e ardhshme, raporton Mediafokus.info.

Ngjarjen e bëri edhe më emocionuese, kur i dashuri i saj u vesh solemn, teksa e dërgonte nusën për në banesën e fundit.

“Dasma jonë ishte planifikuar të mbahej më 06/06/2021. Ju po përgatisnit shtëpinë tonë të re, po zgjidhnit mobiljet që ju pëlqenin, duke u përgatitur kështu për jetën tonë të re së bashku.

Por ti më le shumë herët. Dasma jonë nuk do të jetë më në 06/06/2021, por do të jetë nesër e dashura ime.

Çdo gjë që keni dashur për dasmën tonë do të jetë atje, përveçse unë nuk do të shoh ty në veshjën tënde të bardhë.

E dashura ime, më ke këputur shpirtin dhe më ke thyer zemrën time. Nuk ka më shije jeta pas jush!”, ishin fjalët te libanezit të mërzitur.

Shpërthimi në Bejrut la shumë viktima, e dëme materiale, por ajo që nuk hiqet lehtë nga mendjet e njerëzve janë humbjet në njerëz./Mediafokus.info/

(Marrë nga faqja Familja dhe Shëndeti)