Këto janë profesionet më të paguara në Kosovë

Paga më e lartë në Kosovë është për ata që merren me furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar. Për këtë punë, paga mesatare bruto është 923 euro, raporton Mediafokus.info.

Këto janë të dhënat që ka prezatuar sot Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin për nivelin e pagave për vitet 2012-2019.

Personat që merren me me informim dhe komunikim kanë pagë bruto prej afro 800 euro, derisa ata që merren me xehëtari dhe gurëthyes, paga mesatare bruto për këtë aktivitet ekonomik është mbi 650 euro.

Sipas këtij raporti, paga mesatare bruto në Kosovë gjatë vitit 2019 ishte 602 euro.

Sipas raportit të kësaj Agjencie, më së paku paguhen ata që merren me akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim, të cilët kanë pagë mesatere 256 euro.

Ja raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës: