Këto këshilla vlejnë për personat e shëruar nga Covid 19

Personat që janë shëruar nga Covid-19, duhet të dinë si të sillen në jetë pas këtij virusi. Faktorët kryesorë që ndihmojnë në rikuperim, janë ushqimi i shëndetshëm, reduktimi i stresit, higjiena dhe testimi.

Mjekët kanë dhënë disa këshilla për personat që janë shëruar nga Covid-19.

Njëra nga to është ushqimi i shëndetshëm, ku duhet të evitohen ushqimet e rënda dhe të dëmshme. Duhet të reduktoni mishin dhe gjithashtu të hiqni sheqerin.

Higjiena është tjetër këshillë, pasi që ndihmon në mos shpërndarjen e virusit.

Pushoni, duke bërë gjumë të mirë dhe duke reduktuar stresin. Praktikoni gjumë në mesditë.

Vitamina D është e rëndësishme të merret, pasi që ndihmon në rikuperim. Ushqimet si peshku, vezët, lëngu i portokallit kanë më shumë vitaminë D. Mund të merrni edhe suplemente vitaminë D, shkruan Gazeta Metro.

Ruani vigjilencën vëzhgo kohë pas kohe frymëmarrjen dhe funksionimin e mushkërive. Në disa shtete është raportuar se te ndonjë pacient, ka pasur rikthim të simptomave disa javë pas shërimit që ka kërkuar hospitalizim. Planifiko me kohë ku të lajmërohesh dhe ku mund të shtrihesh në spital në një rast të tillë.

Më poshtë keni këshillat që janë dhënë nga mjekët dhe është punuar nga Organizata Bashkë Për Shëndetin.