Këto komuna nuk kanë asnjë rast me koronavirus, si është e mundur kjo?

Kosova po përballet me një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus, ku deri sot janë shënuar gjithsej 2 mijë e 799 të infektuar.

Komunat që kanë pësuar rritje të numrit të rasteve me koronavirus, janë Prishtina, Vushtrria, Prizreni dhe Ferizaj, të cilat janë të parat në listën për nga numri i të infektuarve.

Por, ka edhe komuna të cilat nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus. Gjithsej janë 7 komuna me zero raste aktive.

Veriu i Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi, Hani i Elezit dhe Parteshi nuk kanë asnjë të infektuar me koronavirus, mirëpo pothuajse nga të gjitha këto komuna ka pasur viktima nga koronavirusi.

Parteshi nuk ka shënuar asnjë viktimë deri sot nga koronavirusi. Me sa shihet, fjala është kryesisht për komuna të vogla, kryesisht serbe.

Në Serbi, ndërkaq, koronavirusi ka një shtrirje të madhe.