KFOR-i u takua në afërsi të Karaçevës me forcat e armatosura të Serbisë, jo me xhandarmërinë

Shkruan: Isuf B. Bajrami

KFOR-i u takua në afërsi të Karaçevës me forcat e armatosura të Serbisë, jo me xhandarmërinë

Sot, gjatë gjithë emisioneve informative në Kosovë, është dhënë “lajmi” se në Karaqevë “paska hy” “xhandarmeria” serbe!?

Kjo më bëri të mendohem dhe të reagoj, sepse, ose unë nuk jam në gjendje reale të situatës aktuale rreth zhvillimit të këtyre “lëvizjeve” të “xhandarmerisë serbe”, ose përfaqësuesit institucional të Kosovës z.Agim Veliu e z.Anton Çuni, së bashku me “gazetarët” jo profesionistë, dezinformojnë opinionin publik!?

Dallimi mes Xhandarmerisë dhe Forcave të Armatosura të Serbisë është i ditur.

Janë formacione të ndara, njëra me tjetrën.

Në këtë rast konkret, janë taku, jo “xhandarmeria” (siç po shkruhet) por përfaqësuesit e KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë.

Janë taku në të njëjtën kohë, kur ministri Zemaj shkon për “vizitë zyrtare” në Bujanoc!

Informimi i gabuar …ose i qëllimshëm i opinionit është i dëmshëm dhe shkakton huti e agresion psikologjik te popullata, kur e dëgjon “informacionin” jo real dhe nuk e njeh prapavijë e dezinformimit të qëllimshëm!

Këto veprime destruktive, duhet të analizohen mirë nga strukturat profesionale të Institucioneve të Kosovës, se çfarë fshihet pas pështjellimeve të realiteti dhe shtrembërimi në terminologjinë “xhandarmeri” në vend të Forcave të Armatosura!?

Vendi i Lekës;08.08.2020