KH Zhegra rikthehet në Superligë

KH Zhegra, falë kontributit të kryesisë së klubit, angazhimit të madh të lojtarëve dhe ndihmës financiare të mërgimtarëve si dhe ndihmës modeste të komunës, është shpallur Kampion i Ligës së parë dhe do të rikthehet në Superligë.

Vlenë të theksohet se nga të gjitha ndeshjet e zhvilluara, KH Zhegra ka vetëm një barazim dhe asnjë humbje dhe kësisoj, me meritë edicionin e ri të garave do të garojë ne Superligë.

KH Zhegra ka filluar me mobilizimin e skuadrës dhe shumë shpejt do fillojë edhe me pergatitjet për ediconin e ri dhe njëherit ka rikthyer tre hendbollistë, të cilët do t’i bashkohen ekipit dhe ata janë: Alban Haziri, Adonit Isufi dhe Gëzim Misini.

Lojtarët e KH Zhegres kanë shfaqur optimizëm, vullnet dhe dëshirë të madhe që sa më shpejt të fillojë kampionati, ku me mund dhe angazhim pretendojnë të jenë në top 4 ekipet më të mira në edicionin e ardhshëm dhe pse jo të shpresohet edhe për gara ndërkombëtare.

Për t`i arritur këto objektiva dhe për t`i realizuar qëllimet e kryesisë dhe lojtarëve, KH Zhegra ka nevojë për ndihmë financiare, andaj ftojmë të gjithë sportdashësit, mërgimtarët dhe bizneset që t`i dalin në ndihmë KH Zhegres sa i përket anës financiare, pasi gjendja është e vështirë dhe mund të na pamundësohet edhe zhvillimi i garave në mënyrë të rregullt.

Drejtuesit e klubit shpresojnë që fillimisht situata me pandeminë COVID-19 të qetësohet dhe gjithçka t`i kthehet normalitetit./mediafokus.info