Kjo është baresha që ngjiti majat e politikës

Najat Belkacem u lind në një fshat të Marokut pranë regjionit të Rif në Nador. Ajo u rrit në një fshat bashkë me 7 vëllezërit dhe motrat e saj. Najat është baresha më e sukseshme në Francë.

Në moshën 5-vjeçare ajo iu bashkua babit dhe nënës së saj për t’u ndihmuar në ndërtim bashkë me motrën e saj.

Më vonë pasi kreu shkollimin përfundoi Studime Politike në Institutin e Parisit, transmeton Infoshqip.com

Fëmijëria e saj ka qenë jo pak e vështirë, ajo ka ndihmuar edhe si bareshë dhensh në malin Rif në Marok.

Sado ëndërrimtare të ketë qenë nuk do ia kishte marrë mendja se një ditë do të bëhej Ministre e Arsimit në Francë.

Ajo e mori këtë post në vitin 2014 dhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë një ndër femrat më të suksesshme.