Kjo është heroina libaneze që shpëtoi nga vdekja tri foshnja

Shpërthimi në Bejrut la pas dëme e dhimbje të tmerrshme. Kryeqyteti i Libanit u shkatërrua, shumë spitale u dëmtuan, përfshirë edhe “Al Roum”. Kjo është heroina libaneze që shpëtoi nga vdekja tri foshnja.

Sado i pafuqishëm që njeriu duket përballë katastrofave të tilla, megjithatë mund të bëjë gjera të mira edhe në këso situatash.

Kjo infermiere libaneze ishte në departamentin e saj të gjinekologjisë dhe obstetrikës, në momentin kur ndodhi shpërthimi. Në një gjendje tronditëse, ajo reagoi për t`i shpëtuar foshnjat, siç shihet në fotografinë e Bilal Jawich.

Infermierja shihet me tri foshnja të porsalindura në krahë, duke u munduar t`i nxjerrë nga andej përmes rrënojave.

“Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra… Unë mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me atë të sotmen, sidomos para spitalit “Roum”… Kjo heroinë i mbështolli dhe i mbajti brenda spitalit përkundër ndërprerjes së komunikimit, tre të porsalindur në krahë, të rrethuar nga dhjetëra trupa dhe të plagosur”, ka shkruar autori i fotografisë së publikuar në rrjetin social të Facebookut. /mediafokus.info/