Kjo është këngëtarja shqiptare që këndon në gjuhen serbe dhe ka marrë mbi 12 milionë klikime

Këngëtarja Edita Aradinovic që këndon në gjuhën serbe ka befasuar fansat e saj në Serbi. Edita, e cila është e njohur për këngët e saj të zhanrit pop në Serbi, ka pasur një bashkëbisedim sot me fansat e saj në InstaStory.

Njëra prej pyetjeve që fansat i kanë bërë, ishte edhe ajo rreth origjinës e saj, shkruan tetovasot.com

E pyetur “A jeni me prejardhje shqiptare?”, Edita është përgjigjur me “Po”.

Edita është njëra prej këngëtarëve më të njohura në Serbi të muzikës pop dhe kënga e saj e fundit “Slobodno me rani” ka më shumë se 12 milionë klikime në youtube.