Kjo është shtëpia në Sarajevë ku ka lindur Bekim Fehmiu

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar foto të shtëpisë gjysmë të rrënuar të aktorit shqiptar, ikonës së filmit botëror, Bekim Fehmiu (1.01.06.1936).

Kjo është shtëpia në Sarajevë (lagja Vratnik) rr. ‘Nova Mahalla’ nr. 6 ku ka lindur aktori Fehmiu.

Fotografitë publikohen për herë të parë dhe janë realizuar gjatë xhirimit të filmit dokumentar kushtuar aktorit, ka thënë Musliu.

Fahri Musliu është skenarist i filmit dokumentar për Bekim Fehmiun, i cili ka filluar së xhiruari në fillim të këtij viti.

Bekim Fehmiu konsiderohet aktori më i madh shqiptar i filmit në shekullin XX, i cili u nda nga jeta para dhjetë vitesh./mediafokus.info