Kjo pulë dhe ky gjel e ‘sollën’ ambasadorin çek në Pogragjë të Gjilanit

Ambasadori i Republikës Çeke, Ivo Silhavy, e vizitoi shkollën fillore në Pogragjë të Gjilanit, në vitin 2014.

Shkas për këtë vizitë ishte kjo pikturë, me një pulë dhe një gjel, e punuar nga nxënësi Lirim Rexhepi, shkruan mediafokus.info

Me këtë punim, Rexhepi mori pjesë në ekspozitën ndërkombëtare të arteve të bukura për fëmijë, edicioni i 42-të, në Lidice të Çekisë, në nëntor 2014.

Lirimi, në Çeki përfaqësoi jo vetëm shkollën, por edhe komunën e tij dhe Kosovën, duke dëshmuar se vjen nga një vend që ka talente të mëdha në fushën e artit.

Ambasadori çek theksoi se kjo ekspozitë e nxënësve organizohet në nderim të fëmijëve viktima të fshatit Lidice, të rënë nga nazizmi gjerman, sikurse edhe fëmijët tjerë të cilët kanë vdekur në luftëra prej vitit 1973.

Ai komplimentoi nxënësin Lirim Rexhepi, por edhe arsimtarin e lëndës së artit, Arian Rexhpi, i cili me punën e tij arriti t`i motivojë nxënësit të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Tema e ekspozitës ishte “Bujqësia familjare, ose kopshti ynë dhe peizazhi”. /mediafokus.info/