Kjo rrugë e Gjilanit do të ketë pamje krejt tjetër të dielën

Kjo rrugë e Gjilanit do të ketë pamje krejt tjetër të dielën, raporton Mediafokus.info.

Sipas një njoftimi të kësaj Komune në Facebook, të dielën do të asfaltohet rruga katër korsi, në qendër të qytetit, e si rrjedhojë, do të bllokohet për qarkullim nga ora 6:00 deri në ora 19:00.

“Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se të dielen (30.08.2020), nga ora 6:00 deri në ora 19:00, do të bllokohet rruga kryesore në qendër të qytetit për të gjitha automjetet, nga semaforët e deri tek rrethrrotullimi afer Sahatkulles. Arsyeja e ndalimit të qarkullimit në bulevardet “Ibrahim Rugova” dhe “Skënderbeu”, është asfaltimi i rrugës, që është projekt i madh i zgjerimit”, thuhet në njoftimin e Komunës./Mediafokus.info/