Komiteti i Gjilanit apelon qytetarët që ta shtojnë kujdesin për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas 15 rasteve të reja pozitive, ka mbajtur mbledhjen ditore, nën kryesimin e nënkryetarit, Arbër Ismajli.

Gjatë takimit, nënkryetari Arbër Ismajli ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19, t’i përdorin maskat, të kenë kujdes në higjienën personale dhe ta mbajnë distancën.

Pasqyra e përballjes me pandeminë COVID-19 në Gjilan, është kjo: 794 të infektuar në total, 593 të shëruar, 170 raste aktive, 31 të vddekur, 49 të hospitalizuar dhe 26 mostra në pritje./Mediafokus.info/