Kompania XHEVDA MAAE i rikthehet punës së artit të ndërtimit

Shkaku i masave mbrojtëse nga pandemia, edhe sektori i ndërtimit u detyrua të ndëpresë punimet deri më tani.

Lehtësimi i masave i mundëson edhe këtij sektori të rifilojë punën.

Edhe kompania e madhe XHEVDA MAAE është rikthyer sot në kanierët e ndërtimit, për të vazhduar në projektet e saj investuese, e përkushtuar maksimalisht që të kompensojë kohën e humbur, por duke i respektuar kriteret profesionale infrastrukturore, arkitekturore dhe artistike.

Kompania XHEVDA MAAE ndërtimin e konsideron art dhe mbi këtë parim ka krijuar traditë e besueshmëri te klientët.

Ky është njoftimi i kompanisë:

Të nderuar miq, klientë e bashkëpunëtorë

Sot më datë 4 maj 2020, po i ri-kthehemi punës sonë aty ku e lamë, (detyrimisht) nga një pushim i jashtëzakonshëm.

Por, të uritur e të përkushtuar për punë, kështu edhe duke analizuar gjatë gjithë kohës detajet më të vogla.

Jemi të vendosur si asnjëherë më parë, se duhet të bejmë angazhim e përkushtim të jashtëzakonshëm në mënyrë që ta ri-kuperojmë kohën e humbur…

Ndërtimtaria është art, dhe pa dyshim objekti të cilin pak kohë më parë e kemi filluar, vërtetë do jetë art në vete.

Duke ju dëshiruar shëndet e mbarësi për familjet tuaja.

Ju mirëpresim: Eja edhe ti dhe bëhu banor i Qendrës qindra vjeçare në qytetin e Gjilanit.

XHEVDA MAAE